Thirrje për të mos ofenduar myslimanët në Karnavalin e Vevçanit

Thirrje për të mos ofenduar myslimanët në Karnavalin e Vevçanit

Kryetari i Komunës së Vevçanit, Sasho Jankoski u ka thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve të karnavalit të njohur të këtij vendbanimi që këtë vit të mos përsërisin skenarët e kaluar të ofendimit të myslimanëve dhe të parimeve islame. Kreu komunal kërkon që maskat, që janë sekreti deri në momentin e fundit, të mos jenë ofenduese në bazë etnike dhe fetare. “Në vitin 2012, myslimanët ishin ofenduar nga maskat në karnaval ndërsa myftinia e Strugës organizoi protesta që i mbështeti edhe Komuna e Strugës. Asokohe ishte mbledhur edhe Komiteti për Marrëdhënie Ndërfetare”, deklaroi Sasho Jankoski. /SHENJA/