“Thirrja e Putinit për mobilizim të pjesshëm dhe aneksimi i paligjshëm, pranim i dështimit”

“Thirrja e Putinit për mobilizim të pjesshëm dhe aneksimi i paligjshëm, pranim i dështimit”

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, e përshkroi urdhrin e presidentit rus, Vladimir Putin, për mobilizim të pjesshëm dhe planet për “aneksimin e paligjshëm të pjesëve të Ukrainës” si “pranim se plani i tij në Ukrainë po dështon”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ai (Vladimir Putin) dhe ministri i tij i mbrojtjes kanë dërguar dhjetëra mijëra qytetarë të tyre drejt vdekjes, të pajisur keq dhe të udhëhequr keq”, tha Wallace.

“Asnjë lloj i propagandës nuk mund të fshehë faktin se Ukraina po e fiton këtë luftë, komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar dhe rusët po bëhen të padëshiruar në botë”, shtoi ai.

Deklarata e Wallace erdhi pas njoftimit të Putinit për “mobilizim të pjesshëm” sot në mëngjes.

“Unë e konsideroj të nevojshme të mbështes propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm për të shpallur mobilizim të pjesshëm në Federatën Ruse”, deklaroi Putin në një fjalim televiziv drejtuar kombit.

Putin shtoi se ai kishte nënshkruar tashmë dekretin. Aktivitetet e mobilizimit filluan sot.