Theresa May u kërkon partive opozitare të bashkohen për Brexitin

Theresa May u kërkon partive opozitare të bashkohen për Brexitin

Kryeministrja britanike Theresa u bëri thirrje partive të opozitës të bashkohen “për t’i dhënë prioritet interesit kombëtar dhe zbatimin e rezultatit të referendumit”, raporton Anadolu Agency (AA).

May u prononcua para mediave në ndërtesën e kryeministrisë “Number 10” pas marrjes së votëbesimit të kërkuar nga Partia Laburiste opozitare.

“Pas dy vjet e gjysmë, është koha për t’u bashkuar tani për t’i dhënë prioritet interesit kombëtar dhe zbatimin e rezultatit të referendumit”, tha May, duke shtuar se në lidhje me Brexitin ka kryer bisedime konstruktive me partitë që përfaqësojnë Skocinë dhe Uellsin në parlament si dhe Partinë Liberal Demokratike.

Në fjalën e saj, May theksoi se shumica e popullit britanik kërkon të vihet në zbatim rezultati i referendumit të mbajtur për Brexitin në vitin 2016.

Ndërkaq, në lidhje me marrëveshjen Brexit për të cilin u mbajt votim në parlament ditën e martë, May tha se “Deputetët kanë qartësuar se çfarë nuk dëshirojnë, tani të gjithë sëbashku në mënyrë konstruktive duhet të përcaktojmë se çfarë kërkon parlamenti”.

Po ashtu, May deklaroi se dera e saj është e hapur për t’u takuar me udhëheqësin e Partisë Laburiste Jeremy Corbyn në lidhje me çështjen.

Marrëveshja Brexit që May arriti me BE-në u refuzua me 432 vota kundër dhe 202 pro nga ana e parlamentit.

Britania vendosi të largohet nga bashkimi Europian (BE) me referendumin e mbajtur më 23 qershor të vitit 2016.