` . Thaçi në Stamboll: Kosova do ta forcojë partneritetin strategjik me Turqinë - TV SHENJA

Thaçi në Stamboll: Kosova do ta forcojë partneritetin strategjik me Turqinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka publikuar një postim në Twitter, pas takimit me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Thaçi e ka falënderuar Erdoganin për pritjen, ndërsa ka theksuar se kanë pasur një takim miqësor gjatë të cilit kanë diskutuar për të gjitha çështjet me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin dypalësh dhe për çështjen me interes rajonal dhe globlal. “Dy vendet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera, ndërsa do të forcohet edhe më tej partneriteti strategjik”, ka shkruar Thaçi. /SHENJA/