Tetovë, zjarri zgjerohet në fabrikat tjera afër ish-Monopolit

Tetovë, zjarri zgjerohet në fabrikat tjera afër ish-Monopolit

Zjarri që kaploi ish-fabrikën e Monopolit në Tetovë, është përhapur edhe në fabrikat tjera që ndodhen afër.

Zjarri ka djegur materialet e tyre, ndërsa ka shkaktuar tym dhe erë të keqe.
Në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe zjarrfikës nga qytete të tjera dhe ushtria e vendit, por ende nuk kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Për momentin nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve përreth ish fabrikës së Monopolit.