Tetovë, protestë për të shpëtuar Kodrën e Diellit (Video)

Tetovë, protestë për të shpëtuar Kodrën e Diellit (Video)

Mbështetësit e iniciativës qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, nëpërmjet bllokimit për 20 minuta të rrugës që çon drejt qendrës së skijimit, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për mungesën e kushteve të nevojshme në këtë qendër. Ata kanë akuzuar institucionet kompetente për mosmirëmbajtjen, mosinvestimin dhe, siç janë shprehur ata, shkatërrimin e qendrës rekreative. Përfaqësuesi i kësaj iniciative, Hamdi Sulejmani, tha se është i qartë rrënimi dhe shkatërrimi i burimit ekonomik me potencial më të madh në Maqedoni dhe kjo sipas tij, është lejuar vetëm për shkak të politikave jo të mira ekonoike të të gjithë institucioneve kompetente.

Hamdi Sulejmani, “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”

“Qendra turistike ka kapacitet për mbi 110 km shtigje, por vetëm 12 nga ato i shfrytëzojmë ne. Qarkullimit dhe fitimet vjetore të qendrave turistike në shtetet fqinje janë nga milinona euro, kurse qendra turistike që e menaxhoin ELEM ka humbje vjetore me miliona”.

Njëra ndër kërkesat kryesore të kësaj iniciative, është që kompanisë ELEM t’i merret kompetenca për të menaxhuar Kodrën e Diellit.

Hamdi Sulejmani, “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”

 “Qeveria menjëherë të shqyrtojë mundësinë për koncesionimin e së njëjtës. Ndërtimi i Teleferikut Tetovë – Kodër e Diellit me të gjitha elementet e nevojshme, infrastrukturore, parking dhe hapësira të duhura për vizitorët. Kontrolle mbi realizuesin e punëve të Ski liftit me gjashtë ulëse i cili kushtoi 9.5 milionë euro nga taksat e qytetarëve dhe gropës së hapur për rezervuarin e planifikuar i cili kinse do të shërbente për akumulimin e ujit për prodhimin e borës artificiale, kërkohet sanksionim i së njëjtës. Plani detal urbanistik i vili sa e sa mandate premtohet mirëpo nuk realizohet. Obligim nga Komuna e Tetovës, plan i cili është bazik që do e hap mundësinë për investime nga investitorë të huaj dhe zhvillim të së njëjtës”.

Ai më tej ka shtuar se nëse Qeveria nuk realizon kërkesat e tyre, atëherë do të ndërmarrin masa të tjera. Teuta Buçi /SHENJA/