Tetovë, një person është lënduar lehtë, ndërsa tre të tjerë janë me asfiksim

Tetovë, një person është lënduar lehtë, ndërsa tre të tjerë janë me asfiksim

Një person është lënduar, ndërsa tre të tjerë me asfiksim nga zjarri i sotëm që shpërtheu në një fabrikë në Tetovë.

Mjeku Gazmend Ibishi përgjegjës nga Ndihma e Shpejtë në Tetovë, deklaroi se të gjithë ata janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Deri tani kemi pasur tre raste me asfiksim, që kanë humbur pak oksigjenin në terren. Nuk kanë qenë në gjendje të rëndë, vetëm i kemi transportuar deri në repartin e internos, kanë marrë ndihmë. Kanë qenë civil që kanë dhënë ndihmë vullnetare dhe një me lëndim që është lënduar me këto mjetet e transportit, është transportuar në ortopedi, dyshohet për thyerje të gjurit”, deklaroi mjeku Ibishi.