Tetovë, kapet vjedhësi i furrës së bukës

Tetovë, kapet vjedhësi i furrës së bukës

Dje (26-maj) rreth orës 13:10 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 39-vjeçarin B.A. nga Tetova, për shkak të bazave të dyshimit se në fund të vitit të kaluar dhe këtë vit ka kryer dy vjedhje të rënda dhe një grabitje në furrë buke në Tetovë.
Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse.