Tetovë, ja si ka kaluar mbrëmja e djeshme

Tetovë, ja si ka kaluar mbrëmja e djeshme

SPB Tetovë përmes një komunikate për media informon se gjatë natës së kaluar, gjatë manifestimit të ndërrimit të moteve, nuk janë regjistruar incidente me pasoja serioze, gjegjësisht vlerësojnë se nata e vitit të ri ka kaluar e qetë.
“Janë regjistruar disa prishje të rendit dhe qetësisë publike, edhe atë nëpër objekte hotelerie dhe përreth tyre. Kemi pasur rast ku janë konfiskuar mjete piroteknike dhe personi është arrestuar, si dhe disa persona tjerë të cilët kanë poseduar drogë. Janë regjistruar edhe disa zjarre në rajonin e Tetovës, ku nuk ka pasur të lënduar dhe me intervenim të zjarrfikësve të Tetovës, të njëjtat në tërësi janë lokalizuar”, thonë nga SPB Tetovë.