Tetova shkon në zgjedhje për Këshillin Komunal

Tetova shkon në zgjedhje për Këshillin Komunal

Qeveria ka miratuar vendimin për shpërbërjen e Këshillit komunal të Tetovës. Komuna e Tetovës do të shkojë në zgjedhje për Këshillin Komunal pasi e njëjta nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtаre për vitin paraprak në afatin kohor. Qeveria e Maqedonisë së Veritu do të japë informacione shtesë më vonë. Vendimi i sotëm i Qeverisë erdhi pasi që u shkel Ligji për Vetëqeverisje Lokale, në të cilin ishte paraparë që Qeveria të vendos në afat prej një muaji për çështjen e shpërbërjes së Këshillit, ky afat skandoi më 9 qershor. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tha se sipas nenit 16 dhe 159 të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet e mundshme të parakohshme për Këshillin e Komunës së Tetovës shpallen pas plotësimit të kushteve të përcaktuara me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.