Tërmeti në jug të Shqipërisë, raportohet për shtëpi të dëmtuara

Tërmeti në jug të Shqipërisë, raportohet për shtëpi të dëmtuara

Tërmeti që goditi jugun e Shqipërisë mbrëmjen e djeshne ka shkaktuar edhe dëme materiale në disa shtëpi, transmeton Klan Kosova.

Nga raportimet e para mësohet se 4 banesa në fshatin Kuc të Vlorës janë dëmtuar lehtë, ndërsa një tjetër banesë është dëmtuar rëndë.

Epiqendra e tërmetit ishte në Himarë, por lëkundjet i ndihen edhe në Vlorë, Gjirokastër e Sarandë.

Sipas IGJEUM lëkundjet kanë qenë të shkallës 4.7 ballë në thellësi 10 kilometra, shkruan lapsi.al.