Tërmet prej 5,7 ballësh godet Indonezinë

Tërmet prej 5,7 ballësh godet Indonezinë

Një tërmet me magnitudë 5,7 shkallë ka goditur provincën Açe në Ishullin Sumatra të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës (BMGK) e Indonezisë tha se tërmeti ka ndodhur me epiqendër 202 kilometra në veriperëndim të qytetit Sabang, në thellësi prej 165 kilometrash.

Deri më tani nuk janë raportuar dëme apo viktima në jetë, ndërsa as autoritetet përkatëse nuk paralajmëruan cunami.

Ndryshe, BMGK javën e kaluar njoftoi se Indonezia u godit nga gjithsej 11.577 tërmete vitin e kaluar.

Indonezia bën pjesë në të ashtuquajturin “Unazën e Zjarrtë të Paqësorit”, ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.