Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Shqipëria tronditur sërish mbrëmjen e sotme. Një tërmet me magnitudë 3 i shkallës Rihter është regjistruar në Gjirokastër.

Sipas të dhënave mësohet se thellësia ka qenë 14 km teksa lëkundja ndodhi në orën 20:00.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale ndonëse goditja ka shkaktuar frikë te banorët.

Ky është tërmeti i dytë në Shqipëri brenda pak ditëve, pasi të dielën u regjistrua një tjetër lëkundje e fortë, 4.5 Rihter në Lezhë, që shkaktoi dëme të vogla.