Tërmet i lehtë në Shqipëri

Tërmet i lehtë në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter, është regjistruar pasitën e sotme në lindje të qytetit të Kavajës.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra për Informim rreth Tërmeteve në Evropë (CSEM) lëkundjet sizmike janë ndjerë rreth orës 16:56 dhe janë regjistruar rreth 10 km në lindje të qytetit të Kavajës.

Thellësia e tërmetit ka qenë 27 km, ndërkohë që nuk raportohet për dëme materiale.