Tërhiqen 500 vaksina kundër fruthit për shkak të skadimit të afatit

Gjithsej 500 vaksina MRP në të cilat janë ngjitur deklarata të gabuara me afat të skaduar të përdorimit, janë gjetur dhe janë tërhequr nga 11 pikat e vaksinimit në vend, njoftojnë nga MALMED, Agjencia për Barna dhe Mjete Ndihmëse Mjekësore të Republikës së Maqedonisë. Ata thonë se janë duke pritur që të mbahet mbledhje urgjente në Ministrinë e Shëndetësisë, ku pritet të vendoset, se çfarë masa dënuese do të ndërmerren kundër kompanisë “Makedonijalek” ku janë ngjitur deklaratat e gabuara të vaksinave, të cilat në kushtet të e shpalljes së epidemisë së fruthit, filluan të shfrytëzohen me shpejtësi. “I tërheqim 500 vaksina nga gjithsej 11 pikat e vaksinimit në vend me deklarata të gabuara, ndërsa të gjitha edhe njëherë do të numërohen te Ministria e Shëndetësisë. Gjithashtu do të kontrollohet se a janë vaksinuar fëmijë me këso vaksina. Të gjitha vaksinat janë të mira dhe me kualitet të mirë, por kompania që e ka bërë gabimin, duhet të paguajë dënim. Pa dyshim, gabimi i bërë duhet të dënohet”, deklaruan nga MALLMED. /SHENJA/