Ten Hag as që do të dëgjojë më për Ronaldon: Ai është e shkuara, shohim para!

Ten Hag as që do të dëgjojë më për Ronaldon: Ai është e shkuara, shohim para!

Historia mes Manchester United dhe Cristiano Ronaldo u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme me të dyja palët që dolën hapur kundër njëri-tjetrit. Portugezi deklaroi se klubi dhe trajneri nuk e kishin respektuar, ndërsa tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja për CR7 që aktualisht mbetet i impenjuar në Kupën e Botës me Portugalinë e tij.

Por, nga ana tjetër, e ardhmja është e qartë për Manchester United dhe trajnerin e saj Erik ten Hag që foli për herë të parë pas largimit të futbollistit luzitan. 52-vjeçari thekson se Ronaldo është e shkuara dhe se tashmë duhet të shohin para për të zhvilluar një sezon pozitiv.

“Ronaldo tashmë është larguar dhe për mua ai është e shkuara. Tani ne shohim përpara dhe mendojmë për të ardhmen, për të zhvilluar një sezon pozitiv”, u shpreh Ten Hag..