Tebas sulmon Premier League: Humbën 1 miliardë euro, kështu nuk vazhdohet!

Tebas sulmon Premier League: Humbën 1 miliardë euro, kështu nuk vazhdohet!

Në bilancin e fundit pas merkatos së dimrit, Barcelona në kolonën e zërit të fondit të pagave, kishte një deficit prej “- 144 milionë eurosh”, sot pas 8 muajsh ka një fond prej “+ 656 milionësh”. Ndryshime përveçse ndonjë kursimi apo reduktimeve të pagave, i detyrohet lëvizjeve të bëra nga klubi për të arkëtuar para të freskëta, me Barcelonën që ka shitur 25% të të drejtave televizive për 25 viteve të ardhshme, e po ashtu ka shitur edhe 49 % të Barca Studios.

Një lëvizje e guximshme, por që mbart rreziqe, “vitin tjetër do të shihet, – deklaroi Tebas duke shtuar, i cili shtoi se është e qartë që tani Barcelonës i duhet të arkëtojë shumë, pasi nuk mendoj se ka mundësinë për të aktivizuar të tjera leva dhe pagat janë aty për t’u paguar. Por ata e dinë diçka të tillë dhe po punojnë për këtë”.

Vazhdon të ketë një shëndet të mirë financiar Reali i Madridit. Në “Bernabeu” kanë kursyer shumë duke lëvizur me sukses ekonomikisht në vitet e fundit dhe ndaj mund t’i lejojnë vetes të shpenzojnë shumë. Kufiri i lejuar për pagat për Realin është 683 milionë euro, pak më shumë se i Barcelonës që për të arritur deri këtu ka lënë peng të ardhmen e klubit duke shitur asete të rëndësishme për 25 vjet.

Atletiko e Madridit ka një tavan pagash prej 341 milionësh, ndërsa ai i Sevillas mbetet 200 milionë euro. Në përfundim të prezantimit të tavanit të pagave, Tebas bëri një sulm frontal ndaj Premier League.

“Prej kohësh kemi sinjalizuar klubet-shtet, PSG e City-n. Tani ka klube në duar të manjatëve, njerëz që nxjerrin bllokun e çeqeve dhe pompojnë para të freskëta në klubet e tyre, duke e fryrë merkaton dhe duke e bërë futbollin të pa mbështetshëm ekonomikisht. Këtë verë Premier League e mbylli merkaton duke shpenzuar 2 miliardë e 296 milionë euro për blerjet, teksa shiti në total për 1 miliardë e 90 milionë, një bilanc negativ prej plot – 1 miliardë e 206 milionësh. La Liga regjistroi një bilanc prej -50 milionësh, Bundesliga +50 milionë, Ligue 1 +96 milionë dhe Serie A +24 milionë. Premier League ndërkohë i lejon vetes të humbasë më shumë se një miliardë euro”, tha kreu i La Ligas.

Pas furnizimit të shifrave, Tebas nxjerr në pah gjithsesi krenarinë sportive teksa shprehet: Gjithsesi anglezëve ju kujtoj gjithmonë një gjë. Në këtë shekull skuadrat spanjolle kanë fituar 36 tituj europianë, ato të Premier League 13. Premier League i ka mekanizmat e kontrollit, por duhet t’i bëjë që të funksionojnë. Pastaj është dhe UEFA, por mekanizmat e saj hyjnë në fuqi vetëm në 2024-ën. Me siguri që kështu nuk ecet përpara, nuk mund të vazhdohet të injektohen para në klube që humbasin para. E përsëris, Barcelonës iu desh të shiste plot 700 milionë euro asete të klubit”, theksoi Tebas.