Të shtëna në ajër për të ndalë përleshjen fizike në Tetovë, katër të arrestuar

Plumba paralajmërues në ajër dhe katër të arrestuar, mes të cilëve dy 17-vjeçar, janë pasojat e një përleshje fizike mes më tepër personave që ka ndodhur mbrëmë në të ashtuquajturën Lagja e romëve në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, kanë njoftuar nga SPB Tetovë.
Sipas të dhënave policore rrahja është denoncuar gjysmë ora para mesnate nga ana e një 17-vjeçarit. Menjëherë në vendngjarje ka arritur policia ndërsa për të ndaluar rrahjen kanë shtënë në ajër disa plumba.
Në vendin e ngjarjes janë arrestuar R.K (42) dhe S.K (41) nga Tetova, dy të mitur të moshës 17 vjeçare, poashtu nga Tetova.
Policia po punon në zbardhjen e rastit. /SHENJA/