Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Danimarkë, raportohen viktima

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Danimarkë, raportohen viktima

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në një qendër tregtare në Kopenhagen të Danimarkës.

Sipas të dhënave paraprake, raportohet se nga të shtënat me armë ka disa viktima dhe shumë persona të lënduar.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në një prej qendrave më të mëdha tregtare në zonën mes qendrës së kryeqytetit dhe aeroportit, e cila frekuentohet nga mijëra njerëz.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe rrethoi zonën, duke bërë të mundur dhe evakuimin e personave të bllokuar në vendngjarje.

Motivet e të shtënave janë ende të paqarta, ndërkohë që mësohet se agresori është arrestuar. Autoritetet iu kërkojnë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin deri në një njoftim tjetër.