` . Të shtëna armësh në Tiranë, vritet një 28-vjeçar - TV SHENJA

Të shtëna armësh në Tiranë, vritet një 28-vjeçar

Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një lokali, ku ka humbur jetën një 28-vjeçar i identifikuar si Vilson Tafçiu.

Ndërkohë sipas raportimeve, viktima ka qenë i shoqëruar në një lokal, kur është thirr nga autorët për të dalë jashtë, të cilët më pas e kanë qëlluar për vdekje me armë zjarri

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e autorve. Po ashtu, policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore, ndërsa ka nisur dhe grumbullimi i provave të cilat do të çojnë në zbardhjen e krimit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve. /Opinion/