Të paktën gjashtë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainën juglindore

Të paktën gjashtë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainën juglindore

Forcat ruse kanë sulmuar pjesën juglindore të Ukrainës, duke përdorur dronë, raketa, dhe avionë luftarakë. Si pasojë e sulmeve, të paktën gjashtë civilë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, sipas një njoftimi të presidentit ukrainas, shkruan The Guardian.

Numri i të vdekurve nga një sulm me raketa ruse në një ndërtesë banimi në qytetin e Vilniansk të enjten shkoi në 10 persona, duke përfshirë tre fëmijë. Në Nikopol, i cili ndodhet përtej lumit Dnieper nga termocentrali bërthamor Zaporizhzhia, 40 raketa ruse dëmtuan disa ndërtesa të larta, shtëpi dhe një linjë elektrike.

Në vazhdën e tërheqjes së saj poshtëruese nga qyteti jugor Kherson, Moska intensifikoi sulmet  në rajonin lindor të Donetskut, ku ministria ruse e mbrojtjes tha të premten se forcat e saj morën kontrollin e fshatit Opytne dhe zmbrapsën një kundërofensivë ukrainase për të rimarrë vendbanimet e  Solodke, Volodymyrivka dhe Pavlivka.

Qyteti i Bakhmut – një objektiv kryesor i përpjekjes së Moskës për të pushtuar të gjithë rajonin e Donetsk  mbetet skena e luftimeve të ashpra, tha guvernatori rajonal.