Të paktën gjashtë të vdekur në motin e keq në Evropë

Të paktën gjashtë të vdekur në motin e keq në Evropë

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq në Gjermani, Austri dhe Zvicër, ndërsa autoritetet në atë vende kanë paralajmëruar rrezik nga orteku në Alpet veriore.

Policia gjermane bëri të ditur se ka humbur jetën një burrë 44 vjeçar në Valersber, në Bavari, kur mbi të kanë rënë degë nga druri i mbushur me dëborë. Nga moti i keq në Bavari kanë humbur jetën një burrë dhe një grua.

Në Zvicër një grua ishte bllokuar në dëborë, pas çfarë ka vdekur nga lëndimet e marra.
Në Austri tre skijatorë kanë humbur jetën në ortekun e dëborës në Alpet.

Për shkak të rrezikut nga orteku, rruga dhe e gjithë shtegu i skijimit Hohkar janë mbyllur.
Në rajonin austriak Shtajemark dhe në disa pjesë të krahinës gjermane të Bavarisë sot janë mbyllur edhe shkollat.