Të paktën 7.200 ushtarë konsiderohen të “zhdukur” në Ukrainë

Të paktën 7.200 ushtarë konsiderohen të “zhdukur” në Ukrainë

Vlerësohet se 7.200 ushtarë ukrainas konsiderohen të “zhdukur”, si pasojë e luftës që po zhvillohet kundër rusëve që filluan pushtimin, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase.

Oleg Kotenko, komisioner për çështjen e personave të zhdukur në rrethana të “veçanta”, tha për Suspilny se beson se shumica e tyre që cilësohen si të zhdukur janë burgosur, transmeton Telegrafi.

“Nëse po flasim për ushtrinë, atëherë të kuptojmë kush është në ushtri. Janë Forcat e Armatosura të Ukrainës, Garda Kombëtare dhe rojet kufitare e SBU-ja, e këto janë institucione të ndryshme”, shtoi Kotenko.

“Ata nuk përfshihen në shifrat e dhëna nga Forcat e Armatosura të Ukrainës. Të dhënat e këtyre forcave tregojnë qartë për zhdukjen e mijëra ushtarëve të zhdukur. Sipas qendrës së thirrjeve, janë rreth 7.200 njerëz të zhdukur”, shtoi ai.

Kotenko beson se shumica prej tyre janë dërguar në Rusi. Por sipas tij, fillimisht duket mësuar se sa në fakt është numri i tyre.

“Nëse janë mbi 1.000, atëherë duhet ditur se një batalion i tërë është zënë”, tha për fund Kotenko. /Telegrafi/