Të bërë për njëri tjetrin, Shkëndija rikthen mjeshtrin e titujve

Të bërë për njëri tjetrin, Shkëndija rikthen mjeshtrin e titujve

Skuadra e Shkëndijës ka gjetur trajnerin e ri. Në një postim në rrjetet sociale, klubi nga Tetova bën me dije se Qatip Osmani, trajneri që numëron 5 trofe me ekipin, do të marrë sërish drejtimin e “kuqezinjve”.

’Qato’ kthehet në shtëpi! Trajneri që numëron 5 trofe me Shkëndijën do të drejtojë kuqezinjtë në periudhën që pason.”-shkruan Shkëndija krahas fotos së publikuar.

Shkëndija nuk ka pasur një nisje shumë të mirë të sezonit dhe në gjashtë javë kampionat renditet në vend të tretë me 11 pikë të grumbulluara.

“Qato”, i cili për herë të fundit ka qenë në krye të kuqezinjëve të Tetovës në sezonin 2019-2020, më saktësisht ka drejtuar ekipin e Shkëndijës deri më 10 shtator 2019, pritet të risjellë frymën e kampionëve te “kuqezinjtë”.

Për Shkëndijën u përfolën edhe emra të tjerë trajnerësh shqiptarë sic ishte Shpëtim Duro, që po ashtu ka qenë pjesë e kuqezinjve.