Të “apasionuar” pas Brojës, dy klubet angleze në garë për shqiptarin

Të “apasionuar” pas Brojës, dy klubet angleze në garë për shqiptarin

Newcastle dhe Everton po ndjekin me shumë interes zhvillimet e fundit në marrëdhënien Broja-Chelsea.

Sulmuesi rinovoi kontratën me londinezët në verë dhe kjo ka bërë që disa klubet të “ngadalsojnë” në tratativat e tyre për kartonin e shqiptarit.

Gjithsesi, dy klubet, Newcastle dhe Everton kërkojnë që Broja të lëvizë nga Londra në muajin janar, por në formë huazimi.

Diçka e tillë mund të ishte pozitive edhe për 21-vjeçarin, pasi edhe me Potter, Broja nuk po gjen hapësirat e nevojshme dhe Newcastle, e gjithashtu edhe Everton i sigurojnë një fanellë titullari për pjesën e dytë të sezonit.