Taravari: Zaevi sot deponon dorëheqjen në kuvend, shumica e re pas tre javëve

Taravari: Zaevi sot deponon dorëheqjen në kuvend, shumica e re pas tre javëve

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot tha se pritet të arrijë në Kuvend dorëheqja e kryeminsitrit Zaev.
Sipas Taravarit, anija e Zaevit është po fundoset dhe tani LSDM-në e cila është e përçarë nuk dihet se kush po e udhëheq.

“Dje po ashtu e dëgjuam edhe Ahmetin se është i gatshëm edhe me VMRO-në edhe me LSDM-në të bisedojë. Dmth nuk paska diçka shumë kundër VMRO-së për shkak se gjithë fushatën e kishte kundër VMRO-së”, tha Taravari.

Kreu i Komunës së Gostivarit u shpreh se BDI do të mbesë në opozitë pas dy ose tre javëve.

“Shumica e partive politike që janë momentalisht pjesë e qeverisë kanë interes të formohet një shumicë e re, sidomos pa prezencën e BDI-së, sepse sipas meje, BDI është kancer i BDI-së dhe me shkuarjen e kësaj partie në opozitë, lind një shpresë e re, sidomos për shqiptarët”, tha Taravari.