Taravari: Nuk kemi marrë ftesë për t’u bërë pjesë e Qeverisë

Taravari: Nuk kemi marrë ftesë për t’u bërë pjesë e Qeverisë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë se partia e tij nuk ka marrë ftesë që t’i bashkëngjitet shumicës parlamentare, pas zërave se tetë deputetët e tyre do të përforcojnë shumicën qeveritare.

“Nuk ka vendim definitiv, por një është e sigurt- Aleanca për Shqiptarët të gjitha ligjet të cilët kanë të bëjnë me fillimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE do t’i përkrahë pa asnjë rezervë. Nuk ka ndonjë ofertë, ndërsa unë jam ushtrues detyrë Kryetar i partisë. Nuk kam trupa të partisë, përpos Kuvendit qendror, dhe nëse ka diçka të tillë nuk do të mund të vendos vet. Këtë vendim duhet ta sjellin organet dhe trupat e partisë”, ka thënë Taravari për VOA.