Taravari: Është i palogjikshëm pretendimi i Mickoskit se Cufi Koka ka dashur ta vrasë atë

Taravari: Është i palogjikshëm pretendimi i Mickoskit se Cufi Koka ka dashur ta vrasë atë

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka thënë se nuk është e logjikshme pretendimi i kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micksoki se anëtari i ASH-së, Cufi Koka ka dashur ta vrasë gjatë protestës së djeshme.

“Është logjike të protestohet para Qeverisë, Kuvendit ose një institucioni tjetër, por protesta para një hoteli privat ose lagje ku 90% jetojnë shqiptarë më duket provokuese. Hoteli një natë më parë është dëmtuar nga njerëz që kanë marshuar dhe protestuar. Ata kanë hyrë në pronën e personit. Është e palogjikshme ajo ‘ka dashur të më vras; më duket paradoks në vetvete”, ka deklaruar Taravari në Studio 10.