` . “Tani po, tani duhet të frikësohemi se Messi do të largohet!” - TV SHENJA

“Tani po, tani duhet të frikësohemi se Messi do të largohet!”

Një ndër humbjet më të thella në histori ka lëkundur themelet e Barcelonës.

Jordi Jota, gazetari katalanas dhe shumë pranë Barcelonës, i ftuar në emisionin sportiv të njohur “El Chiringuito de Jugones”, pranoi se për të parën herë në histori ka frikë që Lionel Messi do të largohet nga Barcelona bashkë me senatorë të tjerë, pas poshtërimit në Ligën e Kampionëve.
Bayern Munich e turpëroi Barcelonën duke i shënuar 8 gola në çerekfinale të Champions League.

“Tani duhet të brengosemi për vazhdimësinë e Leo Messit. Ndër vite pavarësisht spekulimeve ishim të qetë, por ka ardhur dita që duhet të brengosemi. Nëse nuk ndryshon e gjithë struktura në klub, ai nuk do të vazhdojë”, tha ai.
Ai ndër të tjera deklaroi se nëse nuk ka zgjedhje në klub për t’u bërë shumë ndryshime, Messi nuk do të vazhdojë në Barcelonë.

Jota tregoi se sa rëndë e ka përjetuar këtë humbje, ashtu si fëmija i tij që ka shpërthyer në lot për këtë humbje të thellë.
Kurse gazetari tjetër, Quim Domenech, nga burime të sigurta tha se në klub janë duke menduar seriozisht “për zgjedhje të parakohshme”. /Gazeta Express/

Ai thjesht s’mund ta kuptojë atë që ndodhi në Lisbonë.