Tani nuk ka më dyshime, Barcelona zyrtarizon Kounde

Tani nuk ka më dyshime, Barcelona zyrtarizon Kounde

Jules Kounde është zyrtarisht lojtari më i ri i Barcelonës. Edhe pse Chelsea provoi deri në fund, ndërhyrja e trajnerit Xavi Hernandez rezultoi vendimtare në këtë tratativë dhe në këtë formë, francezi bëhet transferimi numër pesë i katalanasve në merkato pas Kessie, Christensen, Lewandowski dhe Raphinha.

Për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit, Barcelona ka shpenzuar 50 milionë euro plus 10 të tjera të cilat do t’i shkojnë Sevillas në formën e huazimit ndërsa Kounde nuk do të bashkohet menjëherë në New York me skuadrën, por është në Barcelonë ku pritet që të prezantohet të hënën.