Talenti nga Gostivari afër firmës me Gençlerbirligi

Talenti nga Gostivari afër firmës me Gençlerbirligi

Talenti i madh nga Gostivari me veprim dhe qëndrim në Zvicër, Leonit Isa tashmë disa ditë qëndron në testime te skuadra e Ligës së Parë së Turqisë, Gençlerbirliği.

Me ftesë të presidentit të liderit të kategorisë së dytë të futbollit turk, Murat Çavçav dhe me ndërmjetësim të menaxherëve Besim Isa e Qani Shenturk, 18 vjeçari është duke u stërvitur në kampin e skuadrës turke, ndërsa bisedimet shkojnë në kahje pozitive për tu mbyllur me marrëveshje përfundimtare.

Leonit Isa është i biri i menaxherit të njohur Besim Isa që ka ndërmjetësuar dhjetra transferime të futbollistëve shqiptarë në vende të ndryshme evropiane. Leonidi i lindur më 27 shkurt të vitit 2001 ka kaluar në kategoritë e reja U15 dhe U16 të FC Zurich, ndërsa së fundmi ishte pjesë e gjeneratës U17 të FC Grashoppers.

Në kërkim një eksperience të re dhe më shumë hapsirave për të luajtur në kategori më të larta, Leonid Isa ka pranuar sfidën turke dhe nëse gjërat përfundojnë me sukses ai përfundimisht pritet të firmos me Gençlerbirliğin.

Nëse kjo ndodh, fillimisht Isa do të luajë me ekipin U21 ndërsa gjithë kohën do të stërvitet me ekipin e parë të ekipit që duke llogaritur faktin se kryesojnë ligën, sezonin e ardhshëm pritet të luajnë në Super Ligën e futbollit të Turqisë.

Aziz Sahiti /SHENJA/