Takim i Komitetit konsultativ mes Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të rajoneve të BE-së

Takim i Komitetit konsultativ mes Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të rajoneve të BE-së

Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL) sot do të jetë nikoqire e takimit të 12-të të Komitetit të përbashkët konsultativ mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian. Takimi do të mbahet në hotelin “Hilton” në Shkup.

Ngjarjen do ta hapë kryetarja e BNJVL-së dhe kryetare e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska së bashku me Jasna Gabriq, kryetare e komunës sllovene Tërbovlje, si bashkëkryesuese e këtij trupi të përbashkët.

Para delegatëve të pranishëm do të flasin edhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, shefi i Delegacionit të BE-së në vend, ambasadori Dejvid Gir, nënkryetari i BNJVL-së, kryetar i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili do të flasë në emër të BNJVL-së, si dhe analistja politike nga Qendra politike evropiane nga Brukseli, Marta Muçnik.

“Delegatët do të diskutojnë rreth dy temave. Tema e parë është për aktivitetet dhe gjendjet rreth procesit inkuadrues të vendit tonë drejt familjes evropiane – “hapa të rinj në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”, ndërsa tema e dytë është posaçërisht aktuale dhe ka të bëjë me gjendjet me krizën energjetike – “Kroza energjetike në Evropë – çka mund të bëjnë dhe çka duhet të bëjnë komunat e Maqedonisë së Veriut”, informuan nga BNJVL.