Tahiri mbështetë mosdekretimin e Cakajt: Ishte pro prekjes se kufijve

Tahiri mbështetë mosdekretimin e Cakajt: Ishte pro prekjes se kufijve

Ish kryenegociatorja e bisedimeve Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, me anë të një postimi në llogarinë e saj të rrjetit social Facebook, ka reaguar në lidhje me vendimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për mos dekretimin e Gent Cakajt në pozitën e ministrit të jashtëm.

“E përshëndes vendimin kombëtar dhe vizionar te Presidentit te Shqipërisë në mbrojtje të kufijve të Kosovës. Ai sot nuk dekretoi një kandidat për ministër të jashtëm që ishte pro prekjes se kufijve, të nominuar qëllimshëm dhe me djallëzi nga kryeministri Rama”, ka shkruar ajo.