“Ta shohim”, Laporta: Fëmijët më pyesin gjithë kohës për Messi-n

“Ta shohim”, Laporta: Fëmijët më pyesin gjithë kohës për Messi-n

Kontrata e Lionel Messit me PSG-në skadon në qershor, ndërsa gjithmonë e më shumë flitet për një rikthim të mundshëm të argjentinasit te Barcelona.

Joan Laporta ka folur në lidhje me këtë çështje, por ende nuk ka bërë asgjë të qartë. Presidenti i katalanasve ka zbuluar se fëmijët e pyesin kur do rikthehet Messi te Barça.

“Fëmijët gjithmonë më pyesin për rikthimin e tij dhe unë them ‘do të shohim’. Tani ai është lojtar i PSG-së.”-tha Laporta.