Super ndeshje na presin edhe sot në Kupën e Botës

Super ndeshje na presin edhe sot në Kupën e Botës
Kampionati Botëror 2022 vazhdon sot me katër ndeshje të tjera.

Kupa e Botës 2022 do të shfaq sot katër ndeshje, në katër orare të ndryshme.

Kombëtaret si Spanja, Gjermania, Kroacia e Belgjika do të zbresin në fushë, në kërkim të pikëve të para.

Ndeshja që hap ditën e sotme është ajo mes Marokut dhe Kroacisë, e cila luhet me fillim nga ora 11:00.

Më pas, me fillim nga ora 14:00 është radha për Gjermaninë, e cila do të përballet me Japoninë.

Pasdite, Spanja luan kundër Kosta Rikës, në ndeshjen që fillon në ora 17:00, kurse mbrëmjes i jep fund Belgjika, e cila kërkon pikë të plota ndaj Kanadasë.

Këto ndeshje janë të vlefshme për grupin E dhe F.