Sulmohet me armë lokali i natës në SHBA, të paktën 5 viktima

Sulmohet me armë lokali i natës në SHBA, të paktën 5 viktima

Të paktën 5 persona humbën jetën dhe 18 mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një lokal nate homoseksualësh në Colorado Springs.

Policia e Kolorados bën me dije se ka arrestuar një person që dyshohet se është autori i ngjarjes së rëndë, ndërkohë që motivet e tij janë ende të paqarta.
11 ambulanca shkuan menjëherë në vendngjarje për të trajtuar të lënduarit, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë që një reagim erdhi në rrjetet sociale dhe nga lokali ku ndodhi ngjarja, pronarët e së cilit shprehën ngushëllimet për familjarët e viktima dhe shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar në zbardhjen e krimit.