Sulmohet kyrebashkikaku gjatë një ngjarje bamirësie

Sulmohet kyrebashkikaku gjatë një ngjarje bamirësie

Kryebashkiaku i qytetit polak Gdansk u sulmua kohën e mbarimit të një ngjarjeje të madhe bamirësie dhe u dërgua në spital, transmeton Anadolu Agency (AA).  Siç raportojnë mediat lokale, zëdhënësja e manifestimit, Mgdalena Skorupka-Kaczmarek, ka bërë të ditur se kryebashkiaku i qytetit Gdansk, Pawel Adamowicz, u sulmua me një mjet të mprehtë në kohën e një manifestimi bamirësie të titulluar “Dritë drejt qiellit”.  Ajo tha se ende nuk kanë informata lidhur me gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut.  Adamowicz që nga viti 1998 është kryebashkiak i qytetit Gdansk, portit në Baltik.  Televizioni polak TVN24 raportoi se rreth orës 20 sipas kohës lokale një burrë ka vrapuar drejt binës duke bërtitur dhe më pas u pa kryebashkiaku duke mbajtur stomakun.  Sipas po këtij burimi, sulmuesi i dyshuar është arrestuar. Disa media tjera raportojnë se në sulm është përdorur thikë.