Sulmohet fizikisht kryetari i komunës së Haraçinës

Sulmohet fizikisht kryetari i komunës së Haraçinës

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n konfirmuan se sot fizikisht u sulmua kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.

Nga MPB thonë se sipas raportimit, Ibraimi është sulmuar nga disa persona.

“Më 13.09.2022, në ora 09:46 në SPB-Shkup, kryetari i Komunës së Haraçinës ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.