Sulmi në Nord Stream, Kremlini: Hetimi po kryhet vetëm për fajësuar Rusinë

Sulmi në Nord Stream, Kremlini: Hetimi po kryhet vetëm për fajësuar Rusinë

Një hetim ndërkombëtar për shpërthimet që dëmtuan tubacionet e gazit Nord Stream në Detin Baltik u hap me qëllimin “për të fajësuar Rusinë”, sipas një deklaratë të Kremlinit, shkruan skynews.
Peskov tha hetimi po kryhej “në mënyrë të fshehtë” dhe pa përfshirjen e Moskës.
Deklarata e Kremlinit vjen disa orë pasi Policia e Kopenhagës tha se sipas hetimeve paraprake katër rrjedhjet në Nord Stream ishin shkaktuar nga “shpërthime të fuqishme”.

closevolume_off
Hetimi i plotë do të rishikohet së bashku me policinë e Kopenhagës dhe Shërbimin e Sigurisë dhe Inteligjencës së Danimarkës.

“Është ende herët për të thënë diçka në lidhje me kornizën në të cilën do të zhvillohet bashkëpunimi ndërkombëtar me Suedinë dhe Gjermaninë, pasi varet nga disa aktorë”, thuhet në një deklaratë.