Sulm me armë zjarri në Los Anxhelos, raportohet për viktima (Video +18)

Sulm me armë zjarri në Los Anxhelos, raportohet për viktima (Video +18)

Në një klub boulingu në Rrugën Torrance të Los Anxhelosit në Kaliforni ka ndodhur një sulm me armë zjarri, ku dyshohet se ka viktima.

Mediat lokale kanë raportuar se të shtënat ndodhën në Gable House Bowl, ku dyshohet se nga ky sulm ka mbetur një numër i viktimave.
Ende nuk dihet motivi i sulmit dhe kush mund të jetë sulmuesi.

Policia lokale ka njoftuar për sulmin me armë zjarri dhe se ka disa viktima.
“Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin. Luten qytetarët të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes”, ka njoftuar policia përmes një postimi në Twitter, njofton Telegrafi.
Në videon e publikuar në rrjete sociale shihet një person i shtrirë në dyshemen e mbuluar me gjak dhe një polic që po bën përpjekje ta ndihmojë. /Telegrafi/