` . Sulm kundër policisë në Meksikë, 5 të vdekur dhe 2 të plagosur - TV SHENJA

Sulm kundër policisë në Meksikë, 5 të vdekur dhe 2 të plagosur

Si pasojë e një sulmi të armatosur kundër policisë meksikane, pesë oficerë të policisë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raporteve në mediat lokale, persona të armatosur nga një furgon hapën zjarr ndaj një patrulle të policisë e cila ishte në detyrë gjatë rrugës për në Apacheo el Alto në qytetin Guanajuato.

Sulmuesit u larguan nga vendi, ndërsa policët e plagosur u dërguan në spital.

Sekretari i sigurisë në Guanajuato, Alvar Cabeza de Vaca, tha se ishte nisur një operacion në zonë për të zbuluar sulmuesit.

“Një sulm frikacak dhe i pabesë u krye mbi oficerët tanë të policisë. Fatkeqësisht, pesë anëtarë të forcave të sigurisë humbën jetën”, tha ai.