Suedi, mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale

Suedi, mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale

Në Suedi qytetarët u janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale, raporton AA.

Procesi i votimit ka filluar në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 20:00 me kohën lokale.

Si rezultat i zgjedhjeve, do të përcaktohen krerët e bashkive vendore dhe qeveria e re që do qeverisë vendin për 4 vjet.

Pritet që rezultatet e exit-poll të njoftohen në orën 21:00 sipas kohës lokale. Pas këtij parashikimi paraprak, rezultatet e përkohshme do të shpallen pasi të jenë numëruar të gjitha votat.

Theksohet se njoftimi i rezultateve zyrtare mund të zgjasë për disa javë.

Aktualisht në Parlamentin e Suedisë janë të përfaqësuara 8 parti politike, me 349 vende.

Në vlerësimet para zgjedhjeve të përgjithshme në shtypin suedez, mbizotëron mendimi se blloku i majtë do t‘i fitojë zgjedhjet ngushtë dhe se do të jetë e vështirë të formohet qeveria madje edhe pas negociatave të zhvilluara për një kohë të gjatë.

Në bllokun e majtë ndodhen Partia Socialdemokrate, Partia e të Gjelbërve dhe Mjedisit si dhe Partia e Majtë, ndërsa Partia e Qendrës në bllokun e djathtë vendosi që në këto zgjedhje të marrë pjesë në bllokun e majtë pas shpalli se nuk mund të formohet qeveri me Partinë Demokratët e Suedisë (SD) të ekstremit të djathtë.

Ndërkohë në bllokun e djathtë përfshihen Partia Konservatore e moderuar, Partia Demokristiane, Partia Liberale dhe Partia Demokratike e Suedisë. Edhe pse SD tregohet në bllokun e djathtë, partitë e tjera të krahut të djathtë distancohen nga bashkëpunimi me SD-në.

– Në zgjedhjet e vitit 2018 në Suedi më shumë vota mori Partia Socialdemokrate

Në zgjedhjet e përgjithshme të fundit që u mbajtën në Suedi më 9 shtator të vitit 2018 dhe ku pjesëmarrja ishte 87 për qind, Partia Socialdemokrate doli fituese me 28.6 për qind të votave.

Ndërsa e dyta Partia Konservatore e moderuar në krye të opozitës me 19.84 për qind të votave.

Pas këtyre rezultateve Partia Socialdemokrate formoi qeverinë e majtë të pakicës me Partinë e të Gjelbërve dhe Mjedisit dhe kryen këtë detyrë për 3 vite.

Partia e të Gjelbërve dhe Mjedisit në vitin 2021 u tërhoq nga qeveria ndërsa Partia Socialdemokrate vazhdoi e vetme rrugën e saj.