` . Styrian GP: Dështon Ferrari, Leclerc dhe Vettel dalin nga gara - TV SHENJA

Styrian GP: Dështon Ferrari, Leclerc dhe Vettel dalin nga gara

Gara e Styrian GP nuk mund të shkonte më keq për Sebastian Vettel dhe skuadrën e Ferrari.

Ferrari ka dështuar edhe një herë, kësaj radhe me Sebastian Vettel që eliminohet herët nga gara, përcjell lajmi.net.

Anëtari i ‘Kokëkuqes’ u përplas qysh në xhiron e parë, duke bërë kështu që të kthehet në garazh.

Kurse, në xhiron e pestë nga 71 në total, nga gara u largua edhe Charles Leclerc.

Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i Ferrari pas kësaj gare.