Studiuesit në Antarktik shtangen nga zbulimi i ‘botës së fshehtë’ nën akullnaja

Studiuesit në Antarktik shtangen nga zbulimi i ‘botës së fshehtë’ nën akullnaja

Një botë e fshehur e jetës ujore u zbulua në thellësinë e 500 metrave, nën akullin e Antarktikut në një shpellë në formë katedraleje, ku kishte krijesa të ngjashme me karkalec deti.

Shkencëtarët nga Zelanda e Re përderisa ishin duke hetuar ndikimin e ngrohjes globale në një grykëderdhje, zbuluan ekosistemin e ri nën sipërfaqen e akullit e cila njihet me emrin Ross.

Studiuesit nga universitetet e Wellington, Auckland, Otago Instituti Kombëtar për Ujëra dhe Atmosferë (IKUA) dhe nga Instituti për Shkenca Gjeologjike dhe Nukleare, shpuan sipërfaqen e akullit që gjendej mbi lum, transmeton Telegrafi.
Pas dërgimit të një kamere ata u befasuan kur panë një grumbull ampifodësh të vegjël, organizma të cilët kanë prejardhje të njëjtë me karavidhet dhe gaforret.

“Për një moment menduam se kamera nuk ishte në rregull, por kur fokusi i kamerës u përmirësua, ne e pamë grumbullin e antipodeve me madhësi prej 5 milimetrash”, bëri të ditur Craig Stevens nga IKUA.

“Kemi bërë kërkime dhe eksperimente në disa pjesë të sipërfaqes së akullit dhe menduam se kishim dijeni mbi disa gjëra, por gjatë këtij eksperimenti u befasuam shumë kur i zbuluam antipodet”, shtoi tutje Stevens.