Studentët rikthehen para Kryeministrisë

Studentët rikthehen para Kryeministrisë

Po vijon protesta studentore përballë Kryeministrisë, ku mijëra studentë kanë bojkotuar mësimin duke marshuar nga fakultetet përkatëse në drejtim të bulevardit. Njëra prej studenteve shprehet e vendosur për vijimin e protestës deri në plotësimin e të gjitha kërkesave nga kryeministri Rama. “Asgjë nuk është plotësuar, prandaj ne vazhdojmë të protestojmë edhe të këmbëngulim. Kërkesat tona nuk janë plotësuar as edhe një. Që nga kërkesa e parë z. Rama është përpjekur të na përçajë. Vetëm një pjesë e studentëve kanë të drejtë t’u përgjysmohet tarifa. Më pas nuk ka reflektuar kërkesën tonë themelore, të rritet përqindja e votës së studentëve në Senatin Akademik. Edhe ky është një turp, ne kemi të drejtë që të na dëgjohet zëri ynë. Karta e studentit, që parashikohet me ligj, as ajo nuk është respektuar. Çfarë ka plotësuar z.Rama? Asgjë. Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim që të plotësohen të gjitha kërkesat tona”, shprehet ajo.