Studentët në Shqipëri do të dalin përsëri në rrugë

Studentët e Shqipërisë kërkojnë rrëzimin e Ligjit të Arsimit të Lartë. Në mëngjes do të bëhet grumbullimi në fakultete dhe më pas do të nisë marshimi drejt Kryeministrisë në orën 10:00.

Të rinjtë paralajmërojnë bojkot total të auditorëve dhe protestë pa afat. Ashtu siç kishin premtuar, të premten e 21 dhjetorit të vitit që lamë pas, studentët rikthehen sot, sërish para Kryeministrisë, për të protestuar edhe më fortë. 7 janari përkon edhe me fillimin e sesionit të dytë akademik.

Ata u shprehen  se do të ndjekin të njëjtën linjë, duke u mbledhur në orën 08:30, para fakulteteve përkatëse dhe pas me një marshim madhështor do të nisen drejt Kryeministrisë, për t’u përgjigjur kryeministrit se gjithë pakënaqësinë e sistemit arsimor e kanë me kreun e qeverisë.