Struga Trim Lum nuk ndalet, 8 fitore në 8 ndeshje

Struga Trim Lum nuk ndalet, 8 fitore në 8 ndeshje

Struga Trim Lum është befasia e këtij sezoni në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut deri më tani. Në xhiron e 8-të të kampionatit, Struga ka marrë edhe fitoren e 8-të, duke mundur këtë të shtune edhe Tikveshin me rezultatin 2:0. Golat për triumfin e struganëve i shënuan Besart Ibraimi dhe Darko Ilievski. Struga nuk njeh humbje këtë sezon në kampionat, përderisa vazhdon të kryesojë bindshëm renditjen tabelare. Struga ndeshjen e radhës e luan në transfertë me Makedonija Gjorçe Petrovin.