Struga Trim Lum në Durrës për fazën kryesore të përgatitjeve

Struga Trim Lum në Durrës për fazën kryesore të përgatitjeve

Struga Trim Lum është transferuar në qytetin e Durrësit në Shqipëri për të zhvilluar fazën kryesore të përgatitjeve për gjysmësezonin pranveror në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Struganët në tokën shqiptare do të zhvillojnë edhe katër ndeshje kontrolluese. Testin e parë do ta kenë kundër Ferizajit me 24 janar, dy ditë më vonë do të përballen me bullgarët e Botev Vratsa, ndërsa dy ndeshjet e fundit i luajnë me 28 dhe 30 janar ndaj Ramiz Sadikut dhe Besës së Dobërdollit. Ekspedita strugane rikthehet në vendin tonë me 1 shkurt dhe do të zhvillojë edhe një ndeshje kontrolluese kundër Ohrid Lihnidos, që do të jetë provë gjenerale para fillimit të kampionatit që nis me 12 shkurt.