STRUGA PREZANTON ZIJA MERXHANIN

STRUGA PREZANTON ZIJA MERXHANIN

Struga Trim Lum ka prezantuar Zija Merxhanin si përforcimin e radhës në këtë merkato të verës. Mbrojtësi i krahut të majtë te Struga transferohet nga radhët e Shkëndijës si futbollist i lirë, ndërsa kjo do të jetë hera e dytë që do të veshë fanellën e skuadrës strugane, pas asaj aventure që kishte në sezonin 2017/18 kur të njejtit garonin në Ligën e Dytë. Për Strugën ky është përforcimi i katërt në këtë merkato, pasi struganët më herët angazhuan Besart Ibraimin, Enis Gavazajn dhe Fatjon Jusufin.