Struga ndërpren bashkëpunimin me Cvetanoskin dhe Gjuriq

Struga ndërpren bashkëpunimin me Cvetanoskin dhe Gjuriq

Struga Trim Lum ka bërë të ditur ndërprerjen e bashkëpunimit para kohe me sulmuesin Dejan Cvetanoskin dhe portierin Urosh Gjuriç. Kontrata e Cvetanoskit skadonte në fund të sezonit, teksa Gjuriq kishte kontratë deri verën e vitit 2023. Ky i fundit 6 muajt e kaluar ishte pjesë e Egnatias në Superligën shqiptare. Kujtojmë që Cvetanoski iu bashkua Struga Trim Lumit verën e vitit 2018-të, ndërsa Gjuriq u transferua verën e vitit 2019-të. /SHENJA/